Ndërlidhjet

Sulmuesi i "Batman"-t akuzohet sot formalisht


Xhejms Holms

Xhejms Holms

Prokurorët në shtetin perëndimor të Kolorados pritet të ngrenë zyrtarisht akuzat për vrasje kundër personit që akuzohet se ka shtënë për vdekje në 12 njerëz dhe ka plagosur 58 të tjerë në një sulm në një kinema.

Xhejms Holms, 24 vjeç, është arrestuar pasi që prokurorët thanë se ka hapur zjarr në premierën e filmit të Batman-it “The Dark Knight Rises" më 20 korrik në Aurora, afër qytetit të Denverit.

Holms pritet të përballet me akuzat në lidhje me mjetet shpërthyese që janë gjetur të lidhura dhe të gatshme për t’u hedhur ne erë shtëpinë e tij.

Hetuesit nuk kanë treguar nëse Holms ka folur për motivet e sulmit gjatë marrjes në pyetje.
XS
SM
MD
LG