Ndërlidhjet

Londër 2012: Mbushen vendet e boshatisura


Nga Olimpiada, Londër
Nga Olimpiada, Londër
Karrigat e boshatisura në Lojërat Olimpike po mbushen duke i shitur biletat e papërdorura, 3 mijë vetëm të hënën, ka thënë këshilli organizativ, LOCOG.

Zëdhënësja e LOCOG Xheki Brok-Dojl tha se 3 mijë bileta për sporte të ndryshme kanë dalë në shitje në internet të dielën dhe janë shituir të tërat të hënën në mëngjes, transmeton DPA.

Derisa biletat për shumë ngjarje duket se janë shitur tërësisht, ka pasur një duzinë karrigash të boshatisura në disa ngjarje sportive duke i vënë në siklet nikoqirët në dy ditët e para të Olimpiadës.

Duket se këto vende ishin të rezervuara për komitetet kombëtare olimpike dhe federatat sportive.
XS
SM
MD
LG