Ndërlidhjet

logo-print

Kastrati: KFOR-i t'i largojë barrikadat


Barrikadë në veri të Mitrovicës

Barrikadë në veri të Mitrovicës

Gjendja e sigurisë në Mitrovicë në dy javët e fundit ka qenë më e qetë, përderisa problem mbeten barrikadat në rrugët e veriut, është vlerësuar të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, theksoi se javëve të fundit situata ka qenë më e qetë, por vazhdon të jetë e brishtë.

Ai përmendi si problem barrikadat që kanë mbetur në rrugët e veriut.

“Strukturat e sigurisë, sidomos KFOR-i duhet të veprojë dhe t’i largojë barrikadat”, citohet të ketë thënë Kastrati.

Serbët lokalë kanë vendosur barrikada në veri që nga korriku i vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës ka ndërmarë aksionin për futjen nën kontroll të vendkalimeve kufitare 1 dhe 31.
XS
SM
MD
LG