Ndërlidhjet

logo-print

USAID-i e transferon Zyrën Rajonale Kontraktuese në Kosovë


Logo e USAID-it

Logo e USAID-it

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Kristofer Dell së bashku me drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Morin A. Shauket e inauguruan Zyrën Rajonale Kontraktuese në Prishtinë, thuhet në një njoftim të Ambasadës së SHBA-së.

Objekti i ri e kompleton transferin e punëve kontraktuese nga Qendra Regjionale e Shërbimeve në Budapest në Zyrën e re në Prishtinë, thuhet në njoftim.

“Hapja e Zyrës Kontraktuese në kompleksin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë shënon një arritje të rëndësishme në përkushtimin e Qeverisë Amerikane për popullin e Kosovës dhe Ballkanin.

Zyra Rajonale Kontraktuese do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e më shumë se 120 shpërblimeve me vlerë prej $713 miliona dollarësh”, thuhet në njoftimin për media.

Aty nënvizohet se ky transfer, do të sistemojë procedurat kontraktuese të USAID-it meqë zyra do të jetë e vendosur në një rajon ku aktualisht ofrohet pjesa më e madhe e ndihmës së USAID-it në Evropë.

“Nga ky objekt i ri do të përfitojnë edhe qytetarët e Kosovës sepse kështu do të rritet imazhi i Kosovës në nivel ndërkombëtar dhe do të krijohen vende të reja të punës. Gjer tani, me hapjen e zyrës së re janë punësuar gjashtë punëtorë vendorë, profesionistë në fushën e kontraktimit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.
XS
SM
MD
LG