Ndërlidhjet

Armët në ahengje rrezikojnë kosovarët


Ilustrim

Ilustrim

Gjatë javës së kaluar policia ka regjistruar shumë raste të arrestimit dhe konfiskimeve të armëve që dyshohet se janë përdorur në mënyrë të kundërligjshme gjatë ahengjeve të ndryshme familjare, ka bërë me dije përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës.

"Gjatë javës së fundit policia ka regjistruar 31 raste të armëmbajtjeve pa leje duke përfshirë këtu edhe rastet e përdorimit të armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme familjare", thuhet në njoftim, ku potencohet se me qëllim të ruajtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve dhe parandalimit të të shtënave me armë zjarri në ahengje, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash përfshirë këtu edhe ndalimin e kolonës së dasmorëve dhe bastisjeve të ndryshme.

"Policia e Kosovës apelon te qytetarët dhe kërkon nga ata që t’u shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre dhe sigurisë së të tjerëve. Nëse qytetarët nuk kursehen nga veprimet e tilla të kundërligjshme, policia konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që të fillojë kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndalojë kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar personat e dyshuar dhe në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla", thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG