Ndërlidhjet

MPJ: S'ka familje kosovare në Siri


Familje siriane duke lëshuar Alepon
Familje siriane duke lëshuar Alepon
Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, që nga fillimi i trazirave në Siri, sikurse gjatë trazirave në Tunizi, Egjipt, Libi dhe Jemen, ka treguar interesim të vazhdueshëm dhe ka bërë çdo gjë ka pasur mundësi për evidentimin, kontaktimin si dhe ofrimin e çdo lloj ndihme të mundshme për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarët e tjerë në këtë shtet, thuhet në një njoftim të MPJ-së.

“Që në vitin 2011, konkretisht më 28 dhe 29 prill 2011, dhe më pas edhe më 3 maj 2012, pas përkeqësimit të situatës në Siri, për shkak të trazirave politike dhe paralajmërimeve për protesta masive, MPJ e Kosovës dhe Ambasada e Kosovës në Turqi, kanë bërë të mundur evidentimin, dhe evakuimin në grupe, të qytetarëve të Kosovës, familjeve dhe studentëve, që jetonin në këtë shtet dhe ua ka mundësuar atyre kthimin në Kosovë”, thuhet në njoftim, duke potencuar se deri më tash është identifikuar një familje.

“Në këtë periudhë, për shkak të problemeve me disa dokumente, në Siri është identifikuar që të ketë mbetur vetëm një familje me shtetësi kosovare me mbiemrin Ahmeti, e cila, tashmë ndodhet në aeroportin e Bejrutit dhe gjatë ditës është nisur për në Stamboll me familjen e tij. Sipas fjalëve të kryefamiljarit, familja e tij është familja e fundit nga Kosova në Siri”, thuhet në njoftim.

“Aktualisht në Siri, sipas informatave tona, nuk ka mbetur asnjë qytetar i Republikës së Kosovës, por kanë mbetur shtetasit sirianë, me prejardhje nga Kosova, të cilët, historikisht, që nga koha e Perandorisë Osmane dhe më tutje janë zhvendosur në Siri”, thekson MPJ-ja.
XS
SM
MD
LG