Ndërlidhjet

Daçiq: Për dialogun me Prishtinën, në shtator


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se mbi vazhdimin e dialogut mes Prishtinës e Beogradit do të bisedojë në shtator.

“Mbi këtë temë ende nuk është folur. Ne e kemi treguar gatishmërinë për dialog, por për këtë temë qartazi do të flitet në fund të shtatorit”, u tha Daçiq gazetarëve pas një takimi me ministrin italian të Punëve të Jashtme Xhulio Tercin.

Daçiq ka thënë se nga ministri italian ka dëgjuar se nuk do ketë kushte të reja për Serbinë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Bisedimet mes Kosoëvs e Serbisë janë pezulluar që para zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi.

Nga nëntë raundet e mbajtura në vitin e kaluar e deri në fillim të këtij viti, janë arritur shtatë marrëveshje.

Pala kosovare këmbëngul që së pari të nisë zbatimi i plotë i marrëvshjeve, e pastaj të vazhdohet dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG