Ndërlidhjet

Dezerton diplomati sirian në Londër


Harta e Sirise
Harta e Sirise
Ministria e Jashtme e Britanisë njoftoi se diplomati më i lartë i Sirisë në Londër ka dezertuar në shenjë proteste ndaj akteve “të dhunshme dhe shtypësve” të regjimit të presidentit Bashar al Asad.

Khaled al-Ayoubi, i ngarkuari me punë në Londër, iu tha zyrtarëve britanikë se nuk dëshiron të përfaqësojë më regjimin e Asadit.

Al-Ajubi iu bashkua shërbimit diplomatik sirian në vitin 2001.

Detyra e tij e parë ka qenë në Greqi si konsull nga viti 2003 deri në vitin 2008.

Dezertimet po bëhen problem në rritje për regjimin e Asadit, në ofensivën e përgjakshme të të cilit ndaj revolutës kundër regjimit të tij, sipas aktivistëve kanë vdekur 20 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG