Ndërlidhjet

logo-print

Zvicra nikoqire e tubimit të anarkistëve


Anarkistë amerikanë

Anarkistë amerikanë

Zvicra një një vend i njohur për rend, do të jetë mikpritës i një turme të pazakontë prej mbi një mijë anarkistëve globalë në fillim të gushtit.

Ndërmjet një dhe 3 mijë anarkistë pritet të zbresin në komuna veriperëndimore të St-Imier, normalisht qytet me 4 mijë e 800 banorë, në Takimin Ndërkombëtar të Anarkizmit nga 8 deri më 12 gusht.

“Ne kemi dëshiruar që të takohemi me anarkistë të të gjitha bindjeve dhe nga vende të ndryshme,” tha Mishel Nemitz, anarkist e St-Imier.

Pjesëmarrësit do të marrin pjesë në bisedime, debate, programe dhe kryesisht do ta mbajnë gjallë flakën e anarkisë.

Takimi vjen 140 vjet pasi që grupi ombrellë Anarchist International u formua në St-Imier pas përleshjeve në mes anëtarëve anarkistë dhe atyre marksistë në Shoqatën Ndërkombëtare të Punëtorëve në Kongresin e Hagës.
XS
SM
MD
LG