Ndërlidhjet

Racizmi, zvicerani përjashtohet nga Olimpiada


Londer
Londer
Futbollisti zviceran Mishel Morganella u përjashtua nga Lojërat Olimpike të Londrës për shkak të postimit të një mesazhi racist në Twitter pas humbjes së ekipit të tij nga Korea e Jugut.

Kreu i ekipit zviceran Gian Gilli u tha gazetarëve se lojtari ka "diskriminuar, fyer dhe cenuar dinjitetin e ekipit të futbollit të Koresë së Jugut dhe popullit të Koresë së Jugut".

Mesazhi tashmë është fshirë.

Morganella është atleti i dytë olimpik që largohet nga ekipi për shkak të kometeve fyese.

Greqia po ashtu ka përjashtuar atleten Vula Papakristou javën e kaluar pasi postuar një koment ironik ndaj emigrantëve afrikanë.
XS
SM
MD
LG