Ndërlidhjet

SHBA e Turqia konsultohen për Sirinë


Alepo, Siri

Alepo, Siri

Presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan kanë zhvilluar bisedë telefonike “për të bashkërenduar përpjekjet në përshpejtimin e një tranzicioni politik në Siri.”

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se tranzicioni “do të përfshijë largimin” e presidentit sirian Bashar al-Asad, dhe do “t’i përgjigjet kërkesave legjitime të popullit sirian.”

Biseda telefonike mes liderëve erdhi në kohën kur Kombet e Bashkuara thanë se dhjetëra mijëra njerëz janë larguar nga beteja më e keqe deri më tash në qytetin më të populluar të Sirisë, Alepo.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun tha se një autokolonë që transportonte kreun e misionit vëzhgues të OKB-së në Siri, Babakar Gaj, u sulmua të dielën nga tanket e ushtrisë siriane.

Në Londër, diplomati më i lartë i Sirisë dezertoi të hënën në shenjë proteste ndaj atyre që ai i quajti “akte të dhunshme dhe shtypëse” të regjimit.
XS
SM
MD
LG