Ndërlidhjet

Si pasojë e shamisë, sauditja rrezikon Olimpiadën


Xhudistja Uodjan Ali Seraj Abdulrahim Shahrkhani me të atin, ne aeroportin e Londrës.

Xhudistja Uodjan Ali Seraj Abdulrahim Shahrkhani me të atin, ne aeroportin e Londrës.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik është në bisedime me komitetin olimpik të Arabisë Saudite dhe të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos për të zgjidhur një mosmarrëveshje mbi bartjen e shamisë.

Mosmarrëveshja mund ta pengojë femrën e parë nga Arabia Saudite që të konkurrojë në Olimpiadë gjatë kësaj jave.

Uodjan Ali Seraj Abdulrahim Shahrkhani është regjistruar të premten për të konkurruar në xhudo në kategorinë mbi 78 kilogramë.

Por, babai i saj tha për gazetën “el Watan” se ajo do të konkurrojnë vetëm duke bartur hixhabin, një shami tradicionale myslimane.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos e refuzon këtë, duke thënë se kjo është kundër rregullave dhe është shumë e rrezikshme.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka shpenzuar muaj të tërë lobimi për ta bindur Arabinë Saudite që t’i lejojë femrat të konkurrojnë në Olimpiadë.

Në qershor, autoritetet saudite hoqën ndalesën e tyre ndaj femrave që konkurrojnë në Lojërat Olimpike.

Në ekipin saudit përfshihet edhe vrapuesja Sarah Atar.
XS
SM
MD
LG