Ndërlidhjet

logo-print

Bota kthen sytë kah Felpsi


Majkëll Felps

Majkëll Felps

Derisa atletë nga tërë bota po synojnë shënimin e arritjeve në Lojërat Olimpike në Londër, bota ka kthyer sytë ka notari amerikan Majkëll Felps.

Felps ka shans që të bëjë historinë sot duke u bërë olimpisti më i dekoruar ndonjëherë.

Për ta arritur këtë, ai duhet të fitojë medalje në dy finalet e meshkujve që zhvillohen sot.

Një medalje më shumë do ta barazojë Felpsin me atleten sovjetike Larisa Latinina, që mban rekordin e dekorimit me 18 medalje.

Dy medalje më shumë Felpsin do ta bënin sportistin olimpik që merr më së shumti medalje, 19 sosh.
XS
SM
MD
LG