Ndërlidhjet

Vdes shkrimtarja e njohur irlandeze Mave Binçi


Harta e Irlandes
Harta e Irlandes
Mediat irlandeze raportojnë se shkrimtarja e mirënjohur irlandeze Mave Binçi ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçe.

Ajo raportohet se ka vdekur të hënën në Dablin.

Binçi, autore i librave si “Rruga e Tarës” dhe “Rrethi i Miqve” ka shitur më shumë se 40 milionë libra në mbarë botën dhe puna e saj është përkthyer në dhjetëra gjuhë.

Binçi ka punuar si gazetare para romanit të saj të parë “Ndize një qiri Peni", i cili u botua në vitin 1982 dhe u bë libri më i shitur.

Romanet dhe tregimet e saj të shkurtra ekslorojnë tensionet në mes të traditave të jetës në qytetet e vogla dhe modernizmit në Irlandë.

Ajo botoi romanin e fundit në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG