Ndërlidhjet

Kandidati republikan për president Mit Romni ka falënderuar aleaten e Amerikës në NATO Poloninë për kontributin me trupat e saj në operacionet ushtarake të drejtuara nga SHBA-të në Irak dhe Afganistan.

Romni u shpreh kështu gjatë vizitës që po zhvillon në Varshavë.

Kandidati që do të përballet me presidentin Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit gjithashtu vendosi një kurorë në varrin e ushtarit të panjohur në kryeqytetin polak.

Romni pritet të takohet me presidentin polak Bronislav Komorovski dhe ministrin e Jashtëm Radoslav Sikorski.

Polonia është ndalesa e fundit në turneun jashtë vendit të Romnit, i cili në këtë kuadër vizitoi edhe Britaninë dhe Izraelin.

Romni është përballur me kritika nga palestinezët dhe të tjerët, pasi e quajti Jerusalemin kryeqytet izraelit.
XS
SM
MD
LG