Ndërlidhjet

Dialogu Kosovë-Serbi në nivel më të lartë?


Ilustrim

Ilustrim

Nënpresidentja e Qeverisë së Serbisë për integrime evropiane Suzana Grubejshiq ka deklaruar se dialogu mes Beogradit e Prishtinës do të ngritet në nivel më të lartë, por nuk ka saktësuar se kur do të vazhdojnë bisedimet.

Ajo ka thënë për mediat serbe se do të ishte mirë që dikush nga fusha e integrimeve evropiane të marrë pjesë në bisedime, duke marrë parasysh, siç ka thënë se dialogu është një nga kushtet për afrimin e Serbisë me Bashkimin Evropian.

“Nuk mund të them se në cilën masë unë ose dikush tjetër nga ekipi për integrime evropian do të përfshihet në dialog, por do të ishte mirë. Ky është kusht për marrjen e datës për bisedime me BE-në. Dialogu do të udhëhiqet në nivelin më të lartë dhe presidenti, kryeministri dhe zyrtarë të lartë shtetërorë do të vendosin për këtë”, ka thënë Grubeshiq.

Bisedimet mes Kosovës e Serbisë janë pezulluar që para zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi.

Nga nëntë raundet e mbajtura në vitin e kaluar e deri në fillim të këtij viti, janë arritur shtatë marrëveshje.

Pala kosovare këmbëngul që së pari të nisë zbatimi i plotë i marrëvshjeve, e pastaj të vazhdohet dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG