Ndërlidhjet

logo-print

Shtyhet sërish rasti ndaj Timoshenkos


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Karkiv në Ukrainën lindore sërish ka shtyrë procesin gjyqësor mbi evazionin fiskal kundër ish kryeministres Julia Timoshenko.

Timoshenko, që po e vuan dënimin shtatë-vjeçar në një rast tjetër të abuzimit të detyrës zyrtare, iu ka kërkuar autoriteteve që t’ia lejojnë shmagien nga procesi për shkaqe shëndetësore.

Prokurorët iu propozuan të martën gjykatësve që Timoshenko të lejohet të marrë pjesë në proces përmes një vdeo-linku.

Por, avoktatët e Timoshenkos hodhën poshtë idenë.

Gjykatësi Konstantin Sadivski tha se duhet më shumë kohë për të vendosur për këtë çështje dhe ka caktuar seancën tjetër dëgjimore me 14 gusht.

Kjo është hera e dytë që shtyhet procesi gjyqësor.
XS
SM
MD
LG