Ndërlidhjet

SHBA shton sanksionet ndaj Iranit


Kongresi Amerikan

Kongresi Amerikan

Negociatorët nga Kongresi dhe Senati Amerikan kanë arritur një marrëveshje mbi një raund të ri sanksionesh kundër Iranit.

Sanksionet do ta vënë në shënjestër sektorin e energjisë, transportit dhe sigurisë duke imponuar masa ndëshkuese, të cilat kanë për qëllim detyrimin e Teheranit të heqë dorë nga armët bërthamore.

Projekt-ligji final i paraqitur të hënën zgjeron ndëshkimet ekzistuese.

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë për të që të mërkurën.

Kongresit i mbetet edhe një javë para pushimit në muajin gusht. Senatori demokrat Tim Xhonson tha se projektligji i bën së bashku propozimet e Kongresit dhe Senatit.
XS
SM
MD
LG