Ndërlidhjet

logo-print

EULEX ngre aktakuzë për korrupsion ndaj 8 gjyqtarëve


Ilustrim

Ilustrim

Një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër dhjetë të pandehurve për një rast të korrupsionit.

Sipas një njoftimi të EULEX-it, në mesin e të akuzuarve përfshihen: ish kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, katër ish gjyqtarë të Gjykatës Komunale të Prishtinës, tre ish gjyqtarë të Gjykatës së Qarkut, një avokat dhe një përfaqësues i një Ndërmarrjeje Shoqërore.

"Prokurori e akuzoi ish kryetarin e Gjykatës Komunale për veprat penale shpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autoritetit dhe për ndihmë në nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme. Shtatë ish gjyqtarët akuzohen për veprat penale shpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autoritetit dhe për nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme. Përfaqësuesi i Ndërmarrjes Shoqërore dhe avokati akuzohen për veprat penale të ndihmës për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autoritetit dhe për ndihmë në nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme", sqarohet në njoftimin e EULEX-it.

Të akuzuarit dyshohet se janë përfshirë në 15 lëndë civile që kanë të bëjnë me padi pronësore kundër Ndërmarrjes Shoqërore, të cilat ishin nën kompetencën e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Të akuzuarit janë përfshirë në role të ndryshme në bazë të punës dhe profesionit të tyre.

Rastin është duke e ndjekur penalisht një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
XS
SM
MD
LG