Ndërlidhjet

KMDLNj e vlerëson politike zgjedhjen e rektorit të UP-së


Ilustrim
Ilustrim
Më 30 korrik 2012 Bordi i Universitetit të Prishtinës me 9 vota për dhe asnjë kundër ka zgjedhur Ibrahim Gashin rektor të këtij Universiteti.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka rikujtuar nëpërmjet një komunikate, se ky Këshill “edhe më parë ka reaguar për mënyrën si janë zgjedhur rektorët e mëparshëm, duke vlerësuar se ndikimi politik ka qenë përcaktues për zgjedhjen e tyre”.

“Zgjedhja e zotit Gashi rektor i UP-së është rast eklatant i vazhdimit të politizimit të këtij Universiteti përmes imponimit politik të kandidatit të preferuar”, thuhet në komunikatë.

“KMDLNj konsideron se i tërë procesi i “zgjedhjes” së rektorit të UP-së është i parregullt, i kurdisur duke i vënë në pozitë të pabarabartë dhe duke i diskriminuar kandidatët e tjerë të UP. Dhe këtu kemi të bëjmë me shkelje të rëndë dhe flagrante të drejtave të njeriut përmes manipulimit të konkursit për rektor të UP”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së, përmes së cilës kërkohet gjithashtu që vendimi të anulohet dhe të shpallet konkursi i ri.

Zoti Gashi ka qenë zëvendës ministër i punëve të jashtme në Qeverinë e Kosovës, post ky në të cilin është emëruar në saje të koalicionit qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re.
XS
SM
MD
LG