Ndërlidhjet

Lojërat Olimpike tërheqin qindra-mijëra njerëz


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Lojërat Olimpike 2012 tërhoqën më shumë se dy milionë spektatorë gjatë tri ditëve të para të garave sportive, citon agjencia e lajmeve DPA organizatorët e Lojërave.

Diku 856 mijë adhurues, përfshirë ata të futbollit dhe rreth 500 mijë njerëz që përcollën garat me biçikleta dhe motorë, ndoqën Lojërat të shtunën.

Të dielën, organizatorët numëruan 900 mijë spektatorë, ndërsa të hënën diku 370 mijë.

Duke komentuar çështjen e ulëseve të zbrazëta, një zëdhënëse tha se 3 mijë e 800 bileta të tjera i janë vënë në dispozicion publikut për vendet e papërdorura nga organizatat e sportit, atletët dhe mediat.
XS
SM
MD
LG