Ndërlidhjet

logo-print

Gjysma e Indisë ende pa rrymë


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Problemet masive në sistemin energjetik të Indisë e kanë lënë, për të dytën ditë me radhë, gjysmën e popullatës 1.2 miliardëshe të vendit pa rrymë.

Kolapsi energjetik goditi 12 shtete në jug dhe perëndim të vendit, përfshirë kryeqytetin Nju Delfin dhe Kalkutën-qytetin e dytë më të madh të vendit.

Ministri i energjisë, Kumar Shinde, tha se sistemi elektrik do të rregullohet gjatë së martës, por nuk dha ndonjë shpjegim për rënien e sistemit të energjisë.

Për dështimin e këtij sistemi, autoritetet akuzuan konsumatorët që, siç thuhet, e kanë tepruar përdorimin e energjisë elektrike.
XS
SM
MD
LG