Ndërlidhjet

Vazhdojnë luftimet në Allepo


Pamje të makinerisë luftarake që përdorin palët e përfshira në konfliktin në Siri

Pamje të makinerisë luftarake që përdorin palët e përfshira në konfliktin në Siri

Forcat qeveritare përdorën helikopterët luftarakë dhe artilerinë kundër rebelëve në Allepo, qytetin më të madh dhe qendrën komerciale të Sirisë.

Mirëpo, luftëtarët rebelë thanë se trupat besnike ndaj presidentit, Bashar Al Asad, janë detyruar të largohen nga zonat kryesore të qytetit.

Rebelët thanë se kanë marrë kontrollin mbi disa qarqe në jug dhe jug-lindje të qytetit.

Beteja për Allepon është bërë kruciale për të dyja palët e përfshira në konflikt, të cilat nisën përleshjet në mars të vitit të kaluar.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara thanë se për shkak të dhunës në këtë qytet, mijëra banorë të tij kanë braktisur shtëpitë për të kërkuar strehë në vendet fqinjë.

Sipas UNHCR-it, janë diku 18 mijë banorë të zhvendosur brenda qytetit.
XS
SM
MD
LG