Ndërlidhjet

Morsi i dërgon letër Pervezit


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, i dërgoi një mesazh homologut të tij izraelit, Shimon Perez, duke shfaqur shpresën se mund të vazhdojë procesi për paqe, njoftoi DPA.

Letra e bërë publike nga zyra e Perezit, paraqet komunikimin e parë publik ndërmjet të dyja vendeve që kur Morsi u bë president një muaj më parë.

“Shfrytëzoj rastin të ritheksoj se pres që të bëjmë përpjekje në mënyrë që të mund të vazhdojë procesi për paqe në Lindjen e Mesme për të arritur siguri dhe stabilitet për të gjithë popujt në rajon, përfshirë popullin izraelit”, citohet letra e Morsit.

Letra vjen një muaj pas dërgmit të një telegrami të urimit, të cilin Pervez ia kishte dërguar kreut të Egjiptit me rastin e zgjedhjes së tij si president.

Në letrën e Pervezit, ai pat shfaqur shpresën për vazhdimin “e një bashkëpunimi me Ju bazuar në marrëveshjet e nënshkruara në mes nesh”.

Letra pasoi një letër të dytë, përmes së cilës Pervez dërgoi urimet e tij për muajin e shenjtë të Ramazanit.
XS
SM
MD
LG