Ndërlidhjet

logo-print

Snoop Dogg bëhet Snoop Lion


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Reperi i njohur amerikan, Snoop Dogg, i cili tha se ka “rilindur” gjatë një vizite në Xhamejka në muajin janar, do ta ndryshojë emrin e tij për t’u bërë Snoop Lion dhe për të bërë muzikë “të cilën mund ta dëgjojnë fëmijët dhe gjyshërit”, njofton agjencia e lajmeve AP.

Artisti i njohur për rep gangsterësh pritet ta lëshojë albumin e ti të radhës të zhanrit reggae në vjeshtën e këtij viti.

Reperi mbajti një konferencë për media në Nju Jork të hënën.

Më pas ai performoi diku pesë këngë për publikun e pranishëm, përfshirë një këngë me titull “No Guns Allowed”, të cilën thuhet se ia ka dedikuar vajzës së tij.

Albumi i ardhshëm i reperit amerikan pritet të pasohet nga një dokumentar me emër të njejtë.
XS
SM
MD
LG