Ndërlidhjet

Londër: Lojtaret në badminton akuzohen se nuk synuan fitore


Një lojtare e badmintonin në Lojërat Olimpike në Londër
Një lojtare e badmintonin në Lojërat Olimpike në Londër
Federata Botërore e Badmintonit i ka akuzuar tetë lojtare në kategorinë e çifteve në Lojërat Olimpike në Londër se “nuk i kanë shfrytëzuar përpjekjet e tyre më të mira për ta fituar takimin”.

Katër çifte të femrave, dy nga Koreja Jugore, një nga Kina dhe një nga Indonezia, gjatë takimeve të tyre të fundit kanë bërë gabime të vazhdueshme, duke çuar në akuza se ato dëshironin të pësonin disfatë, për të manipuluar me shortin e garave.

Këto katër çifte aktualisht janë kualifikuar për çerekfinale, por ato mund të ballafaqohen me masa disiplinore.
XS
SM
MD
LG