Ndërlidhjet

Olimpiadë: Majkël Felps – e rrëzoi rekordin 48 vjeçar


Majkël Felps me medaljen e tij të 19-të, rekorde, në Lojërat Olimpike
Majkël Felps me medaljen e tij të 19-të, rekorde, në Lojërat Olimpike
Notuesi amerikan, Majkël Felps, është bërë sportisti me më së shumti medalje të fituara olimpike në histori. Ai në Lojërat Olimpike në Londër, deri tash, i fitoi dy medalje, kështu që me gjithsej 19 medalje të fituara olimpike, e kaloi gjimnasten ish sovjetike, Larisa Latinina, e cila për 48 vjet e mbante rekordin me 18 medalje të fituara olimpike.

Këtë rekord notuesi Felps e arriti pasi stafeta e Shteteve të Bashkuara fitoi në disiplinën 4x200 metra me stil të lirë.

Deri tash në karrierën e tij në Lojërat Olimpike, Majkël Felps, ka fituar 15 medalje të arta, dy të argjendta dhe dy të bronxta.
XS
SM
MD
LG