Ndërlidhjet

Të emëruarit e Obamës - në fokus antiterrorizmin


Riçard Ollson dhe Xhejms Kaninghem.
Riçard Ollson dhe Xhejms Kaninghem.
Të emëruarit e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, për postet e ambasadorit në Afganistan dhe Pakistan janë zotuar se do të përmirësojnë lidhjet diplomatike dhe bashkëpunimin kundër terrorizmit me këto vende.

Riçard Ollson, në listë për t’u bërë i dërguari i radhës amerikan në Pakistan, u ka thënë ligjvënësve në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme se bindja e Islamabadit për të goditur rrjetin militant, Hakani, do të jetë detyra e tij kryesore.

Ollson, më herët, ka shërbyer si ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në ambasadën e SHBA-së në Kabul.

I emëruari i Obamës për ambasador në Afganistan, Xhejms Kaninghem, aktualisht është zëvendësambasador i Uashingtonit në Kabul.

Ai është zotuar se do të avancojë përpjekjet diplomatike, të cilat promovojnë stabilitet në Afganistan, pasi SHBA-ja pritet të përfundojë tërheqjen e trupave në fund të vitit 2014.

Të emëruarit duhet të miratohen nga Komiteti i Senatit dhe më pas nga Senati.
XS
SM
MD
LG