Ndërlidhjet

Indisë i kthehet energjia elektrike


Indi
Indi
Në Indi është rikthyer energjia elektrike, një ditë pasi më shumë se gjysma e vendit ka përjetuar kolaps energjetik për më shumë se 10 orë.

Kompania Shtetërore e Energjisë ka konfirmuar normalizimin e gjendjes në kryeqytet dhe në rajonet veriore, lindore dhe verilindore.

Kolapsi i së martës ka prekur 19 shtete, me rreth 620 milionë njerëz.

Ai ka shkaktuar mungesa të ujit, ngecje të trafikut dhe bllokim të rrjetit hekurudhor.

Rreth 200 minatorë kanë qenë të bllokuar në minierat e qymyrit në Bengalin perëndimor dhe në Jarkhand.

Qeveria ka urdhëruar hetime, ndërsa disa zyrtarë thonë se kriza mund të jetë shkaktuar pasi disa shtete kanë shfrytëzuar më shumë energji seç u lejohet, për të plotësuar nevojat në rritje gjatë stinës së verës.
XS
SM
MD
LG