Ndërlidhjet

Katër viktima të reja civile në Afganistan


Pamje arkivi

Pamje arkivi

Zëdhënësi i provincës Vardak ka bërë të ditur për vrasjen e katër civilëve nga militantë të dyshuar në pjesën qendrore të Afganistanit.

Shahidullah Shahid tha se viktimat fillimisht janë rrëmbyer, derisa udhëtonin nga Kabuli në qarkun Jalrez.

Burimi i njëjtë theksoi se katër personat nuk kanë qenë punonjës të qeverisë.

Javën e kaluar, katër roje të sigurisë afgane janë nxjerrë nga një automjet dhe janë ekzekutuar. Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për këto vrasje.
XS
SM
MD
LG