Ndërlidhjet

Egjipti mohon dërgimin e letrës te Perez


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Egjipit hodhi poshtë raportet e mediave izraelite, sipas të cilave presidenti, Mohamad Morsi, i ka dërguar një letër homologut të tij izraelit, Shimon Perez.

Mediat në Izrael cituan të martën një letër dërguar Perezit nga presidenti egjiptian përmes të cilës ky i fundit shfaq shpresën për vazhdimin e procesit për paqe në rajon.

“Ato lajmë janë tërësisht të pabaza. Presidenti Morsi nuk i ka dërguar asnjë letër presidentit izraelit”, i tha zëdhënësi i presidencës, Al Ahram, gazetës shtetërore të Egjiptit.

“Ajo që ka raportuar gazeta izraelite lidhur me këtë ishte një gënjeshtër. Gënjeshtrat e tilla do të ndalen”, theksoi ai.

Letra e cituar nga mediat u bë publike nga zyra për informim e Perezit dhe konsiderohet të ketë qenë komunikimi i parë publik ndërmjet të dy presidentëve që kur Morsi u zgjodh në krye të shtetit egjiptian në muajin qershor.

Pas suksesit të Vëllazërisë Myslimane të Morsit në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe presidenciale, Izraeli pat shfaqur shqetësimin për ndërprerjen e marrëveshjes për paqe ndërmjet të dy vendeve të themeluar më 1979.
XS
SM
MD
LG