Ndërlidhjet

Thaçi: Shtatori e tetori- të rëndësishëm për Kosovën


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Prioritetet dhe agjendat e planifikuara për t'u zbatuar nga ana e qeverisë së Kosovës janë duke u kryer me përpikëri të plotë, ndërkohë që rifillimi i punës së Kuvendit pritet më 20 gusht, për të kryer obligimet për ndryshimet e nevojshme kushtetuese, tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke folur për zhvillimet e ardhshme në skenën politike të vendit, ai theksoi se muajt shtator dhe tetor do të jenë të rëndësishme për Kosovën.

“Muajt shtator dhe tetor do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë, si dhe për agjendën evropiane për Republikën e Kosovës”, u shpreh kreu i ekzekutivit kosovar.

Ai tha se pret që në këto procese të ketë një angazhim të përbashkët ndërmjet qeverisë së Kosovës, Kuvendit të Kosovës, të gjitha partive politike, shoqërisë civile dhe të gjithë shoqërisë kosovare.

Thaçi theksoi se qeveria e Kosovës është "mjaft stabile dhe efektive" dhe se para afatit ligjor dhe kushtetues nuk do të ketë as ndonjë koalicion të ri e as zgjedhje të parakohshme.
XS
SM
MD
LG