Ndërlidhjet

Maqedonia heq reciprocitetin me Kosovën


Flamuri maqedonas
Flamuri maqedonas
Qeveria e Maqedonisë miratoi vendimin për heqjen e taksës doganore me Kosovën për importin e ujit të ambalazhuar dhe për gypat e salduar, që ishte vendosur si masë reciproke pas vendimit të ministrisë së tregtisë dhe industrisë së Kosovës për vendosjen e taksës doganore për importin e çimentos prej 35 për qind.

Vendimi i është kumtuar Radios Evropa e Lirë nga zëdhënësi i qeverisë, Muhamed Hoxha.

" Me shfuqizimin e këtij vendimi- gjegjësisht me heqjen e tatimit shtesë nga ana e qeverisë së Kosovës, i cili, vendim hyn në fuqi sot nuk do të paguhet tatim për çimenton prej 35 përqind. Në këtë drejtim është dhe vendimi i qeverisë së Maqedonisë, gjegjësisht tërheqja e masës së reciprocitetit për gypat e salduar dhe ujin e pishëm që importohet nga Kosova, i cili, vendim hyn në fuqi nga dita e sotme. Me këtë eliminohen barrierat doganore në mes të dy shteteve duke lehtësuar bashkëpunimin në lëmin e tregtisë”, deklaroi Hoxha.
XS
SM
MD
LG