Ndërlidhjet

logo-print

WP: Pikëpamjet botërore të shekullit të 20 të Romnit


Mit Romni

Mit Romni

“Washington Post”

Sikur njeriu i shpellave i ngrirë në akullnajë, Mit Romni është i bllokuar në kohë – nga qëndrimi i tij arkaik për të drejtat e femrave, e deri në besimin e tij në ekonomitë e Herbet Hoover-it.

Tash, duket se politika e tij e jashtme, po ashtu është e mbërthyer në të kaluarën.

Këtë javë, Mit Romni, është në turneun e tij gjashtë ditësh me vizitë në tri vende. Ky udhëtim u bë disa ditë pasi në një fjalim për çështjet e jashtme ai premtoi se do të drejtoj në tjetër “shekull amerikan”.

Por shtrohet pyetja se si duket shekulli amerikan i Mit Romnit?

Bota e Romnit është një botë e marrëdhënieve speciale, veçanërisht me Britaninë, Izraelin dhe Poloninë, tri vende që ai i vizitoi në turneun e tij.

Është po ashtu, botë e armiqësive speciale kundër Iranit dhe dyshimeve të pafund për Kinën dhe Rusinë.

Për Romnin, ekzistojnë tri lloje të shteteve: ato që janë me ne, vendet që janë kiundër neve dhe vendet që do të jenë kundër neve, herët ose vonë.

Nëse kjo duket sikur politikë e librit të historisë së shekullit të 20, ose si skenar i neo konservatorizmit të Xhorxh Bushit të riut, ajo duket ashtu pasi e tillë është. Presidenti Romni nuk do ta sjellë “një shekull tjetër amerikan”. Më saktë, ai do të na kthejë në disa nga politikat më të këqija të shekullit të kaluar.

Pikëpamja e tij botërore kthehet në vitet e para të Reganit, para se me liderin sovjetik, Mihail Gorbaçov, të gjendej terren i përbashkët për çarmatimin bërthamor, dhe shumë kohë para se serketari i shtetit, Xhejms Bejker, e drejtoi presidentin Xhorxh Bush i vjetri dhe vendin, duke iu shmangur marrëdhënieve speciale me Izraelin, sipas të cilave Shtetet e Bashkuara duhej të merreshin me të gjithë armiqtë e Izraelit. Kjo ndodhi në ato vitet e para të pamatura në të cilat politikat e Reganit e sollën botën afër konfrontimin atomik dhe forcat e Shteteve të Bashkuara i çuan në kurthën vdekjeprurëse të konfrontimit me Hezbollahun në Liban.

Politika e jashtme e Romnit na i përkujton vitet e para të mandatit të parë të Bushit, me përzierjen e tij të paranojës, arrogancës dhe besimit në forcën amerikane, që na i dha “akset e së keqes” dhe luftën në Irak.

Të përkujtojmë se ishin miqtë special të Amerikës, Britania dhe Polonia, që ishin në krye të listës së “koalicionit të vullnetit” të Bushit dhe i dhanë një lustrim mbështetjes ndërkombëtare për atë katastrofë.

Për Romnin djalli është Irani. A do të jemi edhe njëherë të involvuar në një luftë shkatërruese në Gjirin Persik?

Ndoshta Romni mund ta akuzoj presidentin Barak Obama për ushtrim të politikave humbëse dhe pranimin e rënies amerikane. Por, është i nominuari i sigurt i Partisë Republikane dhe këshilltarët e tij, perspektivat dhe politikat e së cilëve janë shumë më të vogla dhe që shkojnë shumë prapa për Shtetet e Bashkuara të shekullit të 21-të.

Fjalimi i Romnit dhe udhëtimi i tij zbulojnë se ai nuk ka përgjigjje për pyetjet kritike të politikës së jashtme:

Si të parandalohet vendi si Siria, që të mos zhytet në luftë edhe më të përgjakshme sektare, derisa të mbahet shpresa për demokraci dhe zhvillim ekonomik atje?

Si munden Shtetet e Bashkuara të punojnë me fuqitë aktuale botërore dhe ato në rritje - siç janë Rusia, Kina, Brazili dhe India – për ta ndërtuar një formë të qeverisjes ndërkombëtare, që e balancon respektin për dinjitetin njerëzor me respektin për rendin ndërkombëtar?

Si munden Shtetet e Bashkuara t’i angazhojnë këto shtete në menaxhimin e kërcënimeve transnacionale, nga papunësia masive e deri te ndryshimi global klimatik, që me gjasë do ta definojnë dekadën e ardhshme?

Në fund, si do t’i sjellë presidenti së bashku kombet udhëheqëse për ta ndalë rrëshqitjen kah një Depresion i Ri?

Bile nuk është e qartë se Romni i di se cilat janë këto pyetje.

Për, të mirë ose të keq, Obama i kupton këto pyetje kryesore. Për të qenë i sinqert, ai i ka bërë dukshëm disa vendime të gabueshme, siç është përshkallëzimi i luftës me aeroplanë pa ekuipazh, programet e tij të fshehta kundër-terroriste dhe përvetësimi i fshehtësisë shtetërore në rritje.

Por, fakti se presidenti e ka përfunduar një luftë, atë në Irak, dhe ka filluar ta përfunoj tjetrën, Afganistanin, është një mundësi për të lëvizur në një qëndrim të ri të politikës së jashtme, në një internacionalizëm të ri.

Janë dashur katër vite për t’i përfunduar luftërat okupuese me çmim të lartë të periudhës së Bushit. Do të jetë tragjedi të lejohet Romni dhe këshilltarët e tij neo-konservatorë të na kthejnë prapa te politikat e dështuara të së kaluarës. (f. b.)
XS
SM
MD
LG