Ndërlidhjet

Gjenden 400 granata dore të Luftës së Dytë Botërore


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Policia njoftoi se ka gjetur qindra granata dore të Luftës së Dytë Botërore në një lum në afërsi të kryeqytetit malazez.

Shefi i policisë, Danillo Mijajlloviq, tha se qytetarët kanë parë një granatë në lumin Zeta, në veriperëndim të Podgoricës një ditë më parë.

Ai bëri të ditur se gjatë një kërkimi dy-orësh të policisë janë gjetur më shumë se 400 granata të madhësive të ndryshme, pjesa më e madhe prej të cilave ishin ende të pashpërthyera.

Zona përreth Zetas është një zonë rekreative gjatë verës.

Mali i Zi ishte nën okupimin italian dhe gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG