Ndërlidhjet

Lambsdorf: S’ka kushte të reja për anëtarësimin e Serbisë në BE


Flamujt e Serbisë dhe BE-së

Flamujt e Serbisë dhe BE-së

Shefi i departamentit të ministrisë së jashtme gjermane për Evropën juglindore, Nikolas Lambsdorf, deklaroi sot në Beograd se Gjermania mbështet dialogun Kosovë – Serbi dhe se shpreson në arritjen e rezultateve që do të kontribuonin në një bashkëpunim afatgjatë.

Në një takim me gazetarët të mbajtur pas takimit që zhvilloi me nënkryetarin e qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq, Lambsdorf tha se nuk ka kushtëzime të reja për Serbinë që ajo të hyjë në Bashkimin Evropian, përveç kritereve që janë përcaktuar në dhjetor të vitit të kaluar.

"Kushtëzime të reja s’ka. Edhe Serbia, sikurse edhe vendet tjera që synojnë të bëhen anëtare të BE-së kanë kushte të caktuara që duhet të përmbushin dhe këtu nuk ka gjë të re”, u shpreh Lambsdorf.

Vuçiq, ndërkaq, tha se diplomatit gjerman ia ka përcjellë porosinë se Serbia dëshiron të vazhdojë rrugëtimin drejt BE-së dhe se do të respektojë marrëveshjet që qeveria e mëhershme ka arritur gjatë dialogut me Prishtinën.
XS
SM
MD
LG