Ndërlidhjet

logo-print

Standard & Poor s’e ndryshon vlerësimin për Spanjën


Disa tregtarë duke shikuar tablotë e stoqeve në Madrid

Disa tregtarë duke shikuar tablotë e stoqeve në Madrid

Agjencia e rejtingut Standard & Poor’s mirëpriti masat kursyese të Spanjës duke konfirmuar vlerësimin BBB+ për këtë vend.

Agjencia lavdëroi “përkushtimin e fuqishëm” të Spanjës në zbatimin e reformave financiare dhe strukturale.

Sidoqoftë, ajo e mbajti negativ parashikimin për Spanjën duke përmendur “rreziqet e shumëta” në ribalancimin e ekonomisë së vendit.

Qeveria e kryeministrit, Mariano Rahoi, njoftoi së fundi se pakoja e masave shtrënguese financiare do të kapë shumën prej 65 miliardë eurosh si përpjekje për uljen e deficitit buxhetor prej 8.9 për qindësh.

Pakoja përfshin rritjen e taksave, heqjen e bonuseve për festa dhe benefite të tjera në sektorin publik.

Spanja ka nisur gjithashtu reformat në sektorin financiar dhe në tregun e punës.

Ekonomia spanjolle pritet të tkurret për dy për qind gjatë këtij viti, derisa 25 për qind e popullatës konsiderohet të jetë e papunë.
XS
SM
MD
LG