Ndërlidhjet

Diskualifikohen tetë garues në Lojërat Olimpike


Një nga fushat e badmintonit në Lojërat Olimpike

Një nga fushat e badmintonit në Lojërat Olimpike

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik diskualifikoi tetë lojëtarë të dyfishtë të badmintonit nga Lojërat Olimpike në Londër për shkak të akuzave se kanë humbur qëllimisht disa ndeshje.

Katër çiftet e femrave-dy nga Koreja Jugore, një nga Kina dhe një nga Indonezia, u akuzuan pas një varg gabimesh bazike gjatë ndeshjeve që patën të martën.

Të katër çiftet, të cilat ishin kualifikuar për çerek-finalen, akuzohen se kanë synuar të humbasin në ndeshjet preliminare për të pasur ndeshje më të lehta në raundet e mëpasshme.

Në Kodin Etik të Komitetit Ndërkombëtar Olimpik theksohet se pjesëmarrësve “nuk u lejohet që, për çfarëdo arsye” të tentojnë “ta ndikojnë kursin e rezultateve të një ndeshjeje”.
XS
SM
MD
LG