Ndërlidhjet

Arrestohen tre të dyshuar për shpërdorim të detyrës zyrtare në Pejë


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Pejë arrestoi tre të dyshuar për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autorizimit dhe legalizim të përmbajtjes së pavërtetë, njoftoi policia.

“Bazuar në hetimet preliminare hetuesit kanë grumbulluar informacione se në vitin 2006 dy nga të arrestuarit duke e keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare dhe duke përdorur dokumente të falsifikuara me të dhëna të pavërteta kanë shpronësuar pronë nga trashëgimia e një ankuesi duke e bartur atë në emër të një personi tjetër tashmë të arrestuar nga policia”, thuhet në njoftimin e policisë.

Që të tre personave të arrestuar me vendim të prokurorit thuhet se u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
XS
SM
MD
LG