Ndërlidhjet

Putin: NATO ta çojë deri në fund misionin në Afganistan


Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin
Presidenti rus, Vlladimir Putin, tha se trupat e NATO-s duhet të mbesin në Afganistan derisa ta kenë kryer detyrën.

Putin tha se “është për keqardhje që shtetet, të cilat po marrin pjesë në operacionet në Afganistan, po mendojnë se ti të tërhiqen nga atje”.

Ai sugjeroi që shtetet anëtare të NATO-s, të cilat “e kanë marrë përsipër këtë mision ta çojnë atë deri në fund”.

Presidenti rus i bëri këto komente gjatë vizitës që i bëri qytetit rus, Uljanovsk.

Pjesa më e madhe e trupave të NATO-s pritet të tërhiqen nga Afganistani në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG