Ndërlidhjet

logo-print

Vritet një lider i Al Kaidas


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Një lider i Al Kaidas i akuzuar për planifikimin e një sulmi mbi një bazë ushtarake në Irak, nga i cili humbën jetën 15 ushtarë, u vra në përleshjet me ushtarë, citon agjencia e lajmeve AFP një zyrar të lartë të ushtrisë.

“Një lider i Al Kaidas i quajtur Visam Karim Al Shilal, u vra sot gjatë përleshjeve me ushtrinë në afërsi të Al Ademit në veri të Bagdadit”, tha gjeneral-brigadieri i shtabit të ushtrisë irakiane, Hamid Mohamed Kamër.

“Ai akuzohej për planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit që vrau 15 ushtarë irakianë”, tha Kamër duke iu referuar sulmit të 23 korrikut mbi një bazë ushtarake në Dulajah, ku përveç 15 ushtarëve të vrarë thuhet se kishin mbetur edhe dy të plagosur.

Shteti Islamik i Irakut-grupi kryesor i Al Kaidas, kishte marrë përgjegjësinë mbi sulmet e asaj dite, nga të cilat u vranë të paktën 113 njerëz, ndërsa u plagosën 259 të tjerë.
XS
SM
MD
LG