Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria egjiptiane betohet këtë javë


Pamje të Egjiptit

Pamje të Egjiptit

Qeveria e re e Egjiptit do të betohet të enjtën, bëri të ditur gazeta shtetërore e vendit, Al Ahram Online.

Qeveria thuhet se do të përfshijë pesë ministra të kabinetit paraprak.

Ministri i jashtëm, ai i financave, i sigurimeve, i hulumtimeve shkencore dhe ai e antikiteteve, sipas gazetës, do të mbajnë postet e tyre.

Kabineti i ri qeveritar, i udhëhequr nga Hisham Kandil, thuhet se përbëhet edhe nga 16 ministra të rinj-përfshirë një ministër të brendshëm.

Al Ahram nuk dha detaje se kush do të jetë në krye të ministrive kyçe si ajo e mbrojtjes, informacionit, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe kulturës.

Megjithatë, pritet që kreu i Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura, Husein Tantavi, të mbetet në krye të ministrisë së mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG