Ndërlidhjet

Vandalizohet xhamia në Francë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Autoritetet thanë se është dëmtuar nga vandalët një xhami në jug-perëndim të Francës, para hyrjes të së cilës janë vendosur dy koka të derrave.

Një deklaratë e zyrës së kryetares së komunës, Brrizhitë Barrezh, në Motobau, një qyteti afër Tuluzit, bëri të ditur se kokat janë gjetur tek shtyllat në hyrje të xhamisë Salam.

Kryetarja e komunës e dënoi “këtë akt të neveritshëm dhe blasfemues ndaj komunitetit mysliman”.

Derrat konsiderohen të papastër nga myslimanët, të cilëve u ndalohet ngrënia e tyre.

Incidenti ndodhi në kohën kur myslimanët në të gjithë botën po agjërojnë në kuadër të muajit Ramazan.

Në Francë jetojnë diku pesë milionë myslimanë.
XS
SM
MD
LG