Ndërlidhjet

logo-print

Italia në favor të licensës bankare për MES


Kryeministri i Italisë, Mario Monti, duke folur në një konferencë në Romë

Kryeministri i Italisë, Mario Monti, duke folur në një konferencë në Romë

Kryeministri italian, Mario Monti, tha se fondit permanent ndihmues të Eurozonës do t’i jepet licensa bankare, e cila do t’ia rriste mundësitë për ta luftuar krizën e borxheve, njofton DPA.

“Mendoj se kjo do të ndihmojë. Mendoj se kjo do të ndodhë në kohën e duhur”, tha Monti në pyetjen se a do të duhej t’i jepej licensa bankare Mekanizmit Evropian për Stabilitet.

Komentet e tij ai i bëri në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me homologun finlandez, Jurki Katajnen.

Licensa bankare do t’ia mundësonte mekanizmit të Eurozonës të marrë hua nga Banka Qendrore Evropiane për ta trajtuar më mirë krizën e borxheve në BE.

Kostot e larta të huave që ka marrë Italia kanë rritur shqetësimet se ekonomisë së tretë më të madhe në BE do t’i nevojitet një pako e dytë ndihmëse financiare.
XS
SM
MD
LG