Ndërlidhjet

Dragi para testit të madh


Kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Dragi
Kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Dragi
Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Dragi, po përballet me presion të shtuar të investitorëve, liderëve evropian dhe Uashingtonit zyrtar rreth realizimit të premtimit për të bërë gjithçka që duhet në shpëtimin e Euros.

Takimi i së enjtës konsiderohet të jetë testi kryesor për Dragin gjatë nëntë muajve të punës së tij.

BQE-së i ka mbetur pak hapësirë për ta mbajtur kredibilitetin dhe për të parandaluar rritjen e kostove të huave për vendet e zhytura në borxh si Greqia, Italia dhe Spanja.

Në javën e kaluar, Dragi tha se banka “është e gatshme të bëjë çkado që nevojitet për ta shpëtuar Euron”.

Analistët thonë se mosveprimet eventuale gjatë së enjtës mund të shkaktonin një rritje të sërishme të kostove të huave.

Sekretari i Thesarit Amerikan, Timëthi Gejtnër, ka theksuar nevojën që Eurozona të ndërmarrë veprime konkrete në uljen e kostove të huave për vendet e saja të zhytura në borxh.
XS
SM
MD
LG