Ndërlidhjet

Ban: Largohuni nga Kamp Ashrafi


Forcat irakiane të sigurisë jashtë Kampit Ashraf
Forcat irakiane të sigurisë jashtë Kampit Ashraf
Kreu i Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje 1 mijë e 200 iranianëve në ekzil të repsktojnë urdhërin për ta braktisur kampin në veri të Irakut duke u zhvendosur në një kamp të ri në Bagdad.

Sekretari gjeneral i OKB-së, Ban Ki-mun, u kërkoi gjithashtu disa shteteve që t’u ofrojnë azil disidentëve të tjerë në ekzil të Organizatës iraniane-Populli Muxhahedin.

Forcat irakiane të sigurisë zbatuan dy sulme të përgjakshme në Kampin Ashfraf përgjatë katër viteve të fundit, përfshirë një bastisje të ushtrisë irakiane në vitin e kaluar gjatë së cilës u vranë 34 disidentë.

Grupi në ekzil ka zhvendosur tashmë dy mijë disidentë në Kapmin Hurija në Bagdad, por injoroi afatin e fundit më 20 korrik për t’i zhvendosur edhe njerëzit e mbetur nga ky kamp.
XS
SM
MD
LG