Ndërlidhjet

logo-print

Madonna "qetëson" publikun polak me një video


Pankartë e protestës ndaj koncertit të Madonnas

Pankartë e protestës ndaj koncertit të Madonnas

Ylli i popit, Madonna, lëshoi para nisjes së koncertit të saj në Varshavë një klip dy minutësh e gjysmë për protestat anti-naziste të 1944-ës, që u mbajtën në këtë vend gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Me këtë u shënua 68 vjetori i ngjarjeve të përgjakshme në kryeqytetin polak.

Mijëra adhurues aplauduan për filmin e shkurtër, i cili u transmetua para nisjes së koncertit, që filloi me një orë vonesë.

Varshava i pat kërkuar këngëtares të lëshojë këtë film të shkurtër për shkak të një peticioni në internet, përmes të cilit u protestua për performancën e Madonnas në përvjetorin e përkujtimit të Luftës së Dytë Botërore në qytet.

Deri në nisjen e koncertit ishin mbledhur 54 mijë nënshkrime online të cilat mbështetën thirrjet për anulimin e koncertit duke thënë se Madonna do të duhej të tregonte pak respekt për 200 mijë njerëzit e vrarë gjatë protestave të atëhershme 63 ditore.
XS
SM
MD
LG