Ndërlidhjet

Shpërthimi i dy bombave vret 19 pakistanezë


Pamje të pasojave që shkatoi një shpërthim i mëparshëm në Pakistan gjatë muajit korrik
Pamje të pasojave që shkatoi një shpërthim i mëparshëm në Pakistan gjatë muajit korrik
Dy bomba të vogla shpërthyen në qytetin lindor Lahore të Pakistanit në orët e vona të së mërkurës duke lënë të vrarë 19 njerëz.

Shpërthimet, të cilat ishin megjithatë intensive, kishin si shënjestër një treg të pemëve në këtë zonë ku njerëzit po blenin pemë dhe gjëra të tjera ushqimore për të përgatitur darkën pas aterimit të diellit në kuadër të Ramazanit.

Zyrtarët thanë se bombat ishin të kurdisura për të shpërthyer në një kohë të caktuar.

Ata njoftuan se njëra nga bombat ishte e vendosur në një zonë për parkim jashtë tregut, ndërsa tjetra ishte e pozicionuar nën një karrocë transportuese.
XS
SM
MD
LG