Ndërlidhjet

logo-print

Sulm i përgjakshëm mbi Damaskun


Pamjet e viktimave nga sulmi në Artuz

Pamjet e viktimave nga sulmi në Artuz

Aktivistët sirianë thanë se gjatë bastisjes së kryer nga forcat qeveritare në një pjesë të Damaskut janë vrarë 35 njerëz dhe se një pjesë e konsiderueshme e tyre është torturuar paraprakisht.

Oranizata vëzhguese e të drejtave të njeriut në Siri tha se forcat e regjimit hynë në qarkun jug-perëndimor, Xhadet Artuz, dhe “arrestuan 100 të rinj që ishin sjellë në shkollë për t’u torturuar”.

Banorët thanë se para largimit nga qyteti forcat qeveritare lanë prapa një numër të madh trupash të pajetë në rrugët dhe shtëpitë e qytetit.

Televizioni shtetëror, ndërkaq, njoftoi se “dhjetëra terroristë dhe mercenarë janë dorëzuar ose vrarë” në Xhadet Artuz.
XS
SM
MD
LG