Ndërlidhjet

logo-print

Shtyhet gjykimi i “Pussy Riot”


Anëtaret e "Pussy Riot" para nisjes së seancës gjyqësore më 30 korrik

Anëtaret e "Pussy Riot" para nisjes së seancës gjyqësore më 30 korrik

Gjykimi i tri anëtareve të rock-grupit rus, Pussy Riot, u shty të enjtën për shkak të evakuimit të objektit të gjykatës pas kërcënimit për një shpërthim me bombë.

Nuk ishte e qartë menjëherë se a ishte telefonata paralajmëruese një tallje apo kërcënim i vërtetë.

Kjo është hera e tretë e shtyrjes së gjykimit që kur ai nisi të hënën.

Të mërkurën, gjykimi u shty dy herë pasi të pandehurat u ankuan se nuk po ndihen mirë duke bërë që në sallën e gjykimit të ftohet ndihma e shpejtë mjekësore.

Nadezhda Tolokonika, Maria Aliokina dhe Jekaterina Samuceviq ishin arrestuar në muajin mars pasi kritikuan regjimin e presidentit, Vlladimir Putin, gjatë një performance në Katedralën Shpëtuesi Krisht në Moskë.

Mbi anëtaret e rock-grupit rëndojnë akuzat për huliganizëm dhe fyerjen e Kishës Ortodokse.

Në rast se shpallen të fajshme, ato mund të dënohen me shtatë vite burg.
XS
SM
MD
LG